Ora News - Aleatet e PD-se: Te rrime ketu, te largojme Ramen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Krerët e partive të opozitës aleate të PD-së po mbajnë fjalën para protestuesve të vendosur para kryeministrisë.

Të heqim këtë qeveri të mallkuar nga kurrizi

Fatmir Mediu: Jemi mbledhur për të ndaluar largimin masiv të të rinjve, mjekëve e mësuesve sikur të jemi vend i mallkuar. Shqipërinë e ka bekuar Zoti por e ka mallkuar këtë qeveri. prandaj të gjithë se bashku të heqim këtë mallkim nga kurrizi

Shehi: Të vazhdojmë luftën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi: Shqiptarët po ikin jo sepse kanë mbetur pa bukë por sepse i ka ikur shpresa. Do të rezistojmë sot sa kohë që kemi forca të mjaftueshme për tiu kundërvënë kësaj të keqe. Ju ftojmë të rezistoni jo për ne por për veten tuja. Të rrimë këtu. Nuk është intelektual ai që rri tek ballkoni i Shqipërisë, nuk mjafton të kuptosh por dhe të luftosh. Kjo është rrugë e lodhshme, por vetëm këtë rrugë kemi. Ju ftojmë të vazhdojmë luftën.

Ndoka: SHBA dhe BE të bëjnë një drejtësi për shqiptarët jo PS

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, apeloi kryeministrin të ikë një orë e më parë. Një apel pati dhe për SHBA dhe BE, duke u bërë thirrje të bëjnë një reformë në drejtësi për shqiptarët jo për Ramën dhe rrethin e tij.

Ndoka: Jemi të gjithë bashkë kundër një personi që është zhytur në kazanin dhe tepsinë e tij.Të gjithë bashkë ti bëjmë thirrje Edi Ramës të largohet një orë e më parë dhe të çlirojë Shqipërinë nga kjo zgjedhë. Edi Rama ik! Ai po bën biznes me të përndjekurit. Të ardhurat e pikave turistike nuk shkojnë për të përndjekurit por persekutorin.Ne votuam reformën në drejtësi, por kryeministri dhe rrethi i tij e hodhi në erë reformën. Apeloj SHBA dhe BE të bëjnë reformën për një sistem drejtësie për shqiptarët, që ka besimin publik dhe jo tesërën e partisë.

Dule: Protestën t'ia varim në qafë Ramës si lavjerrës, koha po i mbaron

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, e cilësoi protestën si fillimin e aksionit opozitar për largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Dule: Klanet e narkotrafikantëve, 30 deputetë janë përcaktues të qeverisë që po ngre përditë dhe konsolidon narkoshtetin. Nuk kemi shumë alternativa, nderi dhe dinjiteti na vënë të gjithëve përpara një sfide përditë, largimin e kësaj qeverie, largimin e këtij Kryeministri. Sot si fillim i këtij misioni le t'ia varim këtë protestë madhështore si një lavjerrës në qafë Edi Ramës që me tik-takun e tij ti kujtojë se po i mbarojnë ditët, orët, sekondat e aktvitetit të tyre narkokriminal.

Për më shumë lexoni në:

http://www.oranews.tv/article/aleatet-e-pd-se-te-rrime-ketu-te-largojme-ramen

Recommended