Report TV - Mbillen pemë të reja në Petrelë, Veliaj: Të rikthejmë traditën

  • 6 years ago
Një mijë pemët e djegura nga zjarret që ranë verën e kaluar në zonën e Hekalit, në Njësinë Administrative të Petrelës, u zëvendësuan sot me 2 mijë fidanë të rinj, duke rigjeneruar bimësinë e zonës përreth. Në 95-vjetorin e Shërbimit Pyjor Shqiptar, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit organizuan aksionin për mbjelljen e fidanëve të rinj të dhuruara nga Rajan Bani, kompania ?GreenFarm?.
Aksioni iu bashkua një mik i veçantë i qytetit, violinisti shqiptar me famë botërore, Olen Çezari, i cili së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbollën fidanët e rinj. ?Sot është një ditë e veçantë sepse bashkë me mua është një nga miqtë më të mirë, Olen Çezari, i cili për shumë njerëz është violinisti më i famshëm që ne njohim, ndërkohë për mua është më shumë se kaq, është edhe një qytetar i mirë. Një artist i mirë është edhe një qytetar i mirë dhe nuk mund të jesh artist i mirë nëse nuk je qytetar i mirë?, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.(b.h/Shqiptarja.com )

Recommended