Ora News - Qeveria mbulon shpenzimet për vendosjen e matësave të ujit për kategoritë në nevojë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm 5 ditë para nisjes së aksionit të ujit në vend qeveria ka miratuar një vendim ku parashikohet subvencionim për vendosjen e matësave të ujit për familjet në nevojë.Në vendim saktësohet se do përfitojnë ato kategori të cilat nuk janë të paisura me matës apo me kontratë.

Qeveria do të mbulojë kostot e vendosjes së matësve dhe lidhjes së kontratës së ujit për kategoritë në nevojë.Vendimi është botuar në fletoren zyrtare vetëm 5 ditë para nisjes së aksionit për prerjen e paligjshme ndërsa shpenzimet pritet të mbulohen nga buxheti i shtetit.

Sipas vendimit nga subvencioni do të përfitojnë familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pagesë të aftësisë së kufizuar, familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar si dhe kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/reforma-ne-sektorin-e-ujit

Recommended