Borchard: Qeveria ka nevoje per nje opozite me serioze dhe efektive
  • 5 years ago
Në një editorial kushtuar të rinjve, ambasadori i OSBE-se në Shqipëri Bernd Borchard shprehet se qeveria ka nevojë për një opozitë më serioze dhe më efektive. Diplomati i OSBE-së u drejtohet jo vetëm atyre që janë në parlament, por edhe opozitës që të kthehet në një sfidë për qeverinë.

?Ne vazhdojmë t'u themi atyre që janë brenda dhe jashtë parlamentit ? dhe këtë e përforcojmë me punën tonë këtu ? se qeveria ka nevojë për opozitë demokratike më serioze dhe më efektive. Qeveria ka nevojë të sfidohet dhe kritikohet; ajo ka nevojë të shtyhet drejt reformave që synojnë shqiptarët?.

Kreu i misionit të OSBE-së në Tiranë ndalet edhe te protestat, të cilat sipas tij janë kthyer të dhunshme nga një grup i vogël individësh.

?Ka një ndryshim të qartë mes një fushate të vazhdueshme protestash paqësore, aktive, të sinqerta e vërtet popullore dhe një numri relativisht të vogël njerëzish, që sulmojnë policinë me kokteje Molotovi dhe dëmtojnë pronën publike dhe private.?

Mbrëmjen e protestës së opozitës në 11 Maj në Tiranë një grup të rinjsh u tubuan në afërsi të banesës së ambasadorit të OSBE-së në hyrje të së cilës u shkrua edhe kjo parullë. Për këtë akt pati reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe selia qendrore e OSBE-së në Vjenë të cilat e dënuan ngjarjen.

Tv Klan
Recommended