Ora News - Fletëthirrja për Berishën, Klosi në '360Gradë': Nuk është rastësi pse tani...

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se nuk është rastësi që fletëthirrja për Shkëlzen Berishën për çështjen CEZ, bëhet pikërisht para protestës së 27 janarit.

Zheji: Zt. Klosi, mendon që është koicidentë që pikërisht sot prokuroria ka lëshuar një flet-thirrje për djalin e Sali Berishës?

Klosi: Kam dëgjuar këto ditë që çekët janë angazhuar për atë problem dhe nuk i kam dëgjuar herë tjetër vetëm këto ditë. Institucione në Çeki po përgatitet të përballen me këtë problem. Dikush ua ka kërkuar. Unë besoj se te gjithë ajo që ka thënë Lu-ja, që brenda janarit do të ketë "peshq të mëdhenj", por nuk më pëlqeu që "peshq të mëdhenj" quajti ca hajdutë. Kujtova se peshq të mëdhenj ishin ca të tjerë. Mbase ua kanë kërkuar çekëve që të riaktivizojnë këtë problem. Çështja është në Shqipëri dhe provat mund të vijnë nga Çekia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fletethirrja-berishen-klosi-ne-360grade-nuk-eshte-rastesi-pse-tani

Recommended