Zbardhet vendimi i gjykates per Durim Kecin

  • 6 years ago
Janë zbardhur argumentet e Gjykatës së Durrësit, e cila vendosi në 19 Dhjetor 2017 të njohë dënimin për Durim Keçin, dhënë nga drejtësia italiane me 8 vite e 9 muaj burg për trafik droge dhe prostitucion.

Sipas vendimit të gjykatëses Eda Kaja, 41-vjeçari ka kryer 3 vite e 6 muaj paraburgim në Itali nga Maji i vitit 2002 deri në Dhjetor të vitit 2005.

Gjithashtu ai ka përfituar ulje dënimi me 3 vjet për efekt të amnistisë. Ndërsa i llogaritet edhe periudha e paraburgimit në Shqipëri për efekt ekstradimi drejt Italisë.

Duke llogaritur të gjitha këto vendime, sipas Gjykatës së Durrësit, Durim Keçit i përfundonte dënimi dhe 2 ditë më parë, ai është liruar nga burgu.

Në vendimin e gjykatës paraqiten dhe të gjitha episodet, ku Keçi ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës dhe shfrytëzimin e prostitucionit.

Ai u arrestua llogari të autoriteteve italiane, të cilat pranuan njohjen e dënimit dhe vuajtjen e tij në Shqipëri. Për lirimin e Durim Keçit reagoi edhe Partia Demokratike. Enkelejd Alibeaj sqaroi se mos ekstradimi i tij ishte paralajmëruar nga opozita për shkak të lidhjeve të tij me eksponentë të Partisë Socialiste.

Recommended