Ora News - Shqipëri-Serbia bashkë në BE, Rama: Me presupozimin që të njohë Kosovën
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat serbe ku ka folur për të ardhmen e Ballkanit në BE. Ai tha se dëshiron që Shqipëria dhe Serbia të hyjnë të dyja në BE, me presupezoimin që kjo e fundit të njohë pavarësinë e Kosovës.

Rama tha se Europa nuk është në formën e saj më të mirë. Ndërsa theksoi që së bashku me SHBA, Bashkimi Europian duhet që të luajnë një rol strategjik në rajonin e Ballkanit.

Intervista

Kryeministri Edi Rama: Sigurisht, Europa nuk është në formën e saj më të mire, por lajmi i mirë është se ajo është në një moment ndërgjegjësimi rreth nevojës për të qenë në një formë më të mirë, kjo është një periudhë tranzicioni shumë inkurajuese nga një e kaluar e zymtë në diçka më të ndritshme.

-Po fjalimi i Kancelares Anxhela Merkel, a ishte gjithashtu inkurajues, si mendoni?

Kryeministri Edi Rama: Ajo është gjithmonë inkurajuese. Ajo është e vetmja, e cila mbajti gjallë jo vetëm Europën, por edhe vlerat europiane, parimet europiane dhe ëndrrën europiane, duke qëndruar e fortë në një moment shumë të vështirë, kur Gjermania u përball me krizën dramatike të refugjatëve dhe ajo nuk luajti politikisht me këtë gjë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-te-hyjme-bashke-ne-be-me-presupozimin-qe-serbia-te-njohe-kosoven
Recommended