Pas apelit të bërë në redaksinë e Report Tv, familjes nga Fushë-Kruja i ofrohen ndihma

  • 6 years ago
Të shtunën Report Tv solli historinë e trishtë të 23 vjeçares me dy fëmijët e vegjël, të cilët nga varfëria ekstreme ishin në mëshirë të fatit. Lufta e përditshme e Shkurte Imerit me jetën preku dhe solli reagimin e shoqërisë shqiptare. Dy ditë më pas, fondacioni ?Dhuro Dashuri? iu bashkua misionit të Report Tv për të ndihmuar familjen Imeri.

?Jemi sot tek rasti i Shkurtes, falënderojmë televizionin Report Tv, në fakt kjo është gazetaria që kthehet në një mision për tu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë duke ofruar tek ne këtë plagë të rënda të varfërisë në Shqipëri. Mas kronikës së parë njerëzit u ofruan për të dhënë ndihma, ndihma e sotme është kryesisht ushqimore.

Kam një thirrje për të gjithë njerëzit që na ndjekin nëpërmjet televizionit tuaj që të jenë më solidar për tu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, tha përfaqësuesi i organizatës ?Dhuro Dashuri?.

Recommended