VIDEO/Vjedhje kasafortash, bizhu dhe mijëra euro, pranga dy 'skifterëve' nga Fushë-Kruja
  • 6 years ago
TIRANË- Pas një hetimi disa mujor, policia ka zbardhur dhe dokumentuar shtatë raste vjedhjesh (kasafortash, vlerash të mëdha monetare e sende të çmuara) të ndodhura në banesa.

Për këto vjedhje janë identifikuar edhe kapur dy autorët: Kastriot Xhixha, 42 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili u arrestua në flagrancë duke kryer një vjedhje në Durrës dhe G. A., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë i shpallur në kërkim.

Të dy këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin vjedhje duke hapur derën kryesore me një mekanizëm të përshtatuar për hapjen e çdo lloj dere pa shkaktuar dëmtim të bravës.
Recommended