Ekskluzive/Raporti i rrugores për patentat: Në dy vite 29 370 masa heqje pikësh

  • 6 years ago
Veç gjobave për shkelje të Kodit Rrugor përgjatë dy viteve të fundit, afro 1000 shoferë çdo muaj janë penalizuar dhe me heqie pikësh në patentat e tyre.
Report Tv ka siguruar ekskluzivisht raportin e Drejtorisë së Transportit Rrugor në vend ku rezulton se prej prill 2015 deri më 31 dhjetor 2018 janë marrë 29 370 vendime për heqie pikësh në patentat e shoferëve të penalizuar për shkeljet.

Me ndryshimet e kodit rrugorë në vend prej 16 prill 2015 është në fuqi dhe sistemi i vlersimit për drejtuesit e mjeteve me anë të pikëzimit, sistem ky që aplikohet në vëndet e bashkimit europian. Po edhe këto masa ndëshkuese thuajse nuk kanë stepur aspak shkelësit e Kodit Rrugor apo sjellies në rrugë pasi nga kjo shifër rezulton se 1 487 drejtues mjetesh janë penalizuar nga dy apo tre here me heqie pikësh çka tregon se ata përsërisin të njëjtat gabime.

Recommended