Ora News - Fruthi, fëmijët e pavaksinuar nuk do pranohen në çerdhe dhe kopshte
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fëmijët të cilët nuk kanë bërë vaksinën e fruthit nuk do të pranohen në çerdhe dhe kopshte. Autoritet shëndetësore kanë ngritur grupet e punës për të identifikuar këta fëmijë, për të vijuar me masa të mëtejshme. Vetëm pas kryerjes së vaksinimit çerdhet dhe kopshtet do ti pranojnë. Zyrtarisht të prekur nga fruthi në Shqipëri janë 18 persona, 17 fëmijë dhe një i rritur.

Fëmijët e pavaksinuar ndaj fruthit, rubeolës dhe shytës, duhet të lënë menjëherë çerdhet, kopshtet, shkollat publike dhe jopublike për shkak të rrezikut të fruthit.

Ata do të rikthehen në institucionet e arsimit vetëm pasi të kenë kryer vaksinën. Autoritet shëndetësore kanë ngritur grupet e punës për të bërë verifikimet nëpërmjet kartelave mjekësore.

Erida Nelaj: Janë ngritur grupet e punës në bashkëpunim dhe me mjekët e shkollave dhe kopshteve që ata kanë për të verifikuar statusin e vaksinimit të fëmijëve në kopshte, çerdhe, shkolla si publike dhe private. Për fëmijët që janë sidomos në çerdhe, që kanë mbushur moshën 1 vjeç tashmë, dhe nuk është bërë vaksinimi janë të detyruar tashmë ta lënë institucionin, të vaksinohen dhe pastaj të kthehen. Po ashtu edhe për fëmijët e tjerë që mund të kenë kaluar moshën pa bërë vaksinimin do të merren masa që të largohen dhe të kthehen të vaksinuar.

Menaxherja e programit kombetar të vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj, tha se numri i rasteve të konfirmuara zyrtarisht me fruth janë 18, nga të cilët 17 fëmijë dhe 1 i rritur. Fatkeqësisht të prekur ka edhe nën moshën 1 vjeçare. Fruthi tek pacienti i rritur dyshohet të jetë i importuar nga Podgorica e Malit të Zi.

Erida Nelaj: Numri i rasteve ka shkuar në 18, fëmijët e prekur janë të pavaksinuar dhe na vjen keq se janë kryesisht fëmijë nën 1 vjeç që nuk kanë mbushur moshën për tu vaksinuar por ka dhe fëmijë mbi 1vjeç që për arsye të ndryshme prindërit nuk i kanë vaksinuar apo kanë shtyrë vaksinimin për një periudhë më të vonë dhe fatkeqësisht janë prekur nga fruthi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/18-persona-te-prekur-nga-fruthi
Recommended