Naftëtarët e ARMO-s, Sindikata: Kompania IRTC të shlyejë detyrimet dhe rifillojë puna

  • 6 years ago
FIER-Pas naftëtarëve edhe Sindikata ka dalë kundër deklaratës së ministrit Ahmetaj duke i kërkuar që ta tërheqë dhe të vendosë në punë rafinerinë e ARMO-s sa më shpejt. Gjithashtu ata kërkojnë që kompania të bëjë shlyerjen e detyrimeve për 1200 punëtorët.
?Lëvizja pozitive sfumohet më një rezultat zero. Kërkojmë që ministri të tërheqë deklaratën, kompania IRTC të bëjë larjen e detyrimeve, të rivendoset në punë rafineria. Ky është një rast i përsëritur se zgjidhja nuk ka qenë definitive. Qeverisë i mungon dëshira për ta zgjidhur problemin. Mungon vetëm lënda e parë dhe kjo cështje mund të zgjidhet. Rafineria të kthehet në shtet? deklarojnë ata për mediat.

Ata deklarojnë se qeverinë nuk do të presin pafund qeverinë. ?Nëse do të dështojnë të gjitha mënyrat e bisedimeve. Do të ngremë çadrat par Kryeministrisë deri në zgjidhjen e problemit. Protesta do të jetë shumë e madhe. Këtu bëhet fjalë për ekzistencën e një zone të tërë? deklarojnë ata.

Recommended