Prokuroria vihet në lëvizje, dosja e 'KURUM' dyshohet të jetë mbajtur qëllimisht nga Ginaj

  • 6 years ago
Dosja ndaj drejtuesve të kompanisë ?Kurum? Koray Zeytinoglu dhe Yücel Aksu ka qënë e qepur dhe ?blindur? me prova, por çuditërisht nuk po merte dot zgjidhje, nga ish-drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina. Çështja penale është hetuar nga prokurorja Amanda Xhaferi, e cila pak kohë më parë pati një përplasje me Dritan Ginën, pasi ky i fundit në cilësinë e drejtuesit të prokurorisë i ka kërkuar që të japë dorëheqjen nga dosja.

Prokurorja Xhaferi nuk ka pranuar pasi sipas saj me ndryshimet e reja ligjore drejtuesi i prokurorisë nuk mund ti heqë nga duart dosjen penale një prokurori që po e heton çështjen që në fillim.
?Shqiptarja.com? mëson se dosja ka qënë gati për t?u çuar në gjykatë, pasi thuajse i gjithë hetimi dhe akti i ekspertimit kontabël që përcaktonte dhe dëmin ekonomik që komapania ?Kurum?, i ka shkaktuar buxhetit të shtetit, kishte përfunduar. Mirëpo me një vendim të menjëhershëm në datën 2 tetor 2017 drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina, ka vendosur t?i heqë dosjen prokurores Amanda Xhaferi dhe t?ia japë çështjen një prokurori tjetër.

Recommended