Ora News - Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i valles, Rexhep Çeliku

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mëngjesi i kësaj të premteje ka nisur me një lajm të trishtë për kulturën shqiptare. Mjeshtri i madh i valles shqiptare, Rexhep Çeliku është ndarë sot nga jeta në moshën 63-vjeçare,pas një betejë me një sëmundje të rëndë.

Ai ishte solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve. Për herë të fundit në ekran ai u shfaq vetëm katër ditë më parë, kur Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i akordoi Dekoratën 'Nderi i Kombit' me motivacionin:

?Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj?.

Homazhet në nder të "Valltarit fluturues" do të mbahen nesër në Muzeun Kombëtar nga ora 11:00-13:00, për tu përcjellë më pas në banesën e fundit.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/ndahet-nga-jeta-mjeshtri-i-madh-i-valles-rexhep-celiku

Recommended