Report TV - Tiranë, në pranga 1 person për ndihmë për 'kalim ilegal kufiri'

  • 6 years ago
Policia e Shtetit ka finalizuar paraditen e sotme operacionin e kapjes së një 38 vjeçari i cili ishte dënuar më parë për "Vjedhje me armë" dhe "Shkatërrim të rrjetit ujësjellësit".
Ndaj Eduart Tafçiu, banues në Tiranë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg".

Në Korrik të vitit 2017 Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ka referuar materiale për veprën penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit? për 38 vjeçarin.

Pas hetimit, janë siguruar prova ndaj të dyshuarit, i cili merrte përsipër bërjen në mënyrë të falsifikuar të kartave të identitetit, karta shëndeti dhe patenta Italiane, me qëllim nisjen e personave në mënyre të paligjshme me destinacion Anglinë.

Recommended