Ora News - Kryemadhi nuk ka frikë për Metën: Po të kishte firma, ja kishin luajtur telat!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Monika Kryemadhi thotë se nuk ka asnjë frikë nga drejtësia apo abuzimi me pushtetin. Në konferencën për media kryetarja e LSI-së tha se nuk ka hedhur asnjë firmë deri më sot.

Por merak nuk ka as për bashkëshortin, Presidentin Ilir Meta, pasi siç thotë ajo nëse do kishte prova do ja kishin luajtur telat me kohë.

Pyetje: Gjatë këtyre 25 viteve a keni ju ndonjë merak nga përdorimi ose keqpërdorimi i këtij pushteti personal, a do të jenë votat tuaja për zhbllokimin e SPAK?

Kryemadhi: Nuk kam asnjë merak për shpërdorimin e pushtetit tim personal, nuk kam pasur asnjëherë në jetën time shansin apo mundësinë të firmos apo të drejtoj. Edhe bashkëshorti im për hir të së vërtetës kur ka qenë kryeministër dhe ministër nuk ka firma se po të kishte firma, mo u bëni merak, ja kishin luajtur telat. Të jeni të qetë, është shumë e qartë por për këtë drejtojuni atij vetë dhe pyeteni sa i përket merakut të firmave të tij. Në lidhje me SPAK, KLP është një institucioni që është penguar qëllimisht nga PS që kontrollon në mënyrë permanente shoqërinë civile. Për 8 muaj KLP u bllokua nga shoqëria civile. 4 kandidatët që janë paraqitur kanë probleme në formularët e tyre.

Për më shumë lexoni në:

http://www.oranews.tv/article/vete-ska-firmosur-por-nuk-ka-frike-meten-po-te-kishte-firma-ja-kishin-luajtur-telat

Recommended