Ora News - Riemërohet kupola e Elbasanit, ja detyrat që marrin në Policinë e Shtetit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rikthehen në detyra të rëndësishme ish-krerët e policisë së Elbasanit të shkarkuar nga drejtori i përgjithshëm i policisë Haki Çako në tetor të vitit të kaluar.

12 zyrtarë të policisë së Elbasanit u shkarkuan në kuadër të masave ndëshkimore që u morën pas ngjarjes së rëndë ku një makinë e blinduar e personave me precedent penalë goditi automjetin e zv.drejtorit të rendit Gjergji Oshafi.

Pikërisht ky i fundit, pak muaj pas shkarkimit me akuzën e mosveprimit ndaj elementëve kriminalë, është emëruar në Drejtorinë e Përgjitshme të policisë së Tiranës si specialist në sektorin e narkotikeve.

Ndërkohë ish-drejtori i Policisë të Qarkut të Elbasanit Arben Dashi, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si drejtor i analizës dhe informacionit kriminal.

Kryekomisar Zija Sulaj, pas shkarkimit në Elbasan është transferuar shef komisariati në Dibër. Ky i fundit më parë ka mbajtur detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan. Kryekomisar Kujtim Muça është emëruar shef i Drejtorisë së Kufirit në Dibër.

Ish-drejtuesit e policisë së Elbasanit u akuzuan vitin që shkoi se nuk vepruan në kohë duke mos arrestuar autorin e goditjes ndaj nëndrejtorit të policisë. Autori i dyshuar i këtij incidenti, Enea Bekteshi u kap vetëm pas ndërhyrjes së forcave RENEA nga Tirana që u dërguan në Elbasan për të vënë në kontroll situatën.

Kreu i policisë së shtetit komandoi si drejtor policie në këtë qark Altin Qaton, nga drejtoria e përgjithshme në Tiranë me qëllim ndryshimin e situatës dhe rritjen e forcës reaguese të strukturave të rendit.

Pak ditë më parë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi në Elbasan një takim me strukturat lokale të policisë ku paralajmëroi hetimin e ngjarjeve të rënda pa autor dhe goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në këtë qytet.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/riemerohet-kupola-e-elbasanit-ja-detyrat-qe-marrin-ne-policine-e-shtetit

Recommended