Report TV -Lirohet biznesmenin Sota, avokati: Gjykata mori vendimin e duhur, pavarsisht se me vonesë

  • 6 years ago
Avokati Fatmir Braka i kontaktuar nga Report Tv deklaroi se vendimi ishte i vonuar. ?Mirëpritëm vendimin e Gjykatës së Apelit. Ishte një vendim i vonuar, klienti im nuk ka fare lidhje me atë që pretendon prokuroria. Paratë e gjetura në makinën e Orestit i përkasin babait të tij.

Më të interesuar jemi ne që të zbardhet e vërteta, nuk ka lidhje fare me lidhjet artificiale që bëhen me Krimet e Rënda apo akuzat e tjera. E vërteta do të zbardhet, Sota nuk ka lidhje fare me akuzat? u shpreh ai.

Avokati ka sqaruar se pas vendimit, Sota shumë shpejt do të lerë burgun, pasi aktualisht po depozitohet garancia pasurore. ?Oresti akoma nuk ka lënë burgun, pasi gjykata ka lënë një afat për garancinë. Familjarët po merren me problemet teknike? deklaroi ai.

Recommended