Ora News - Kukësi "ndërron" fytyrë, prezantohet trajneri dhe drejtori teknik

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Viti 2018 ka nisur me një erë të re në shtëpinë e Kukësit.

Paraditen e sotme, zyrtarë të klubit futbollistik të verilindorëve, më në krye presidentin Safet Gjici kanë zyrtarizuar si trajner të skuadrës Peter Pacult.

Tekniku 58 vjeçar i cili ka një CV të pasur në arenën ndërkombëtare, me skuadra si Rapid Wien e Leipzig merr që sot "çelësat" e Kukësit.

"Synojmë të luajmë futboll të mirë dhe minimalisht të arrijmë një vend në Europë. Jemi në vendin e katërt, por na duhen dhe 2 lojtarë cilësorë për të përforcuar skuadrën, sepse unë kërkoj futboll ofensiv. Shpresoj të jemi të suksesshëm dhe futbollistët të përshtaten me idetë e reja. Kam ardhur shpesh në Shqipëri sepse kam ndjekur disa futbollistë."- deklaroi tekniku i ri i Kukësit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kukesi-nderron-fytyre-prezantohet-trajneri-dhe-drejtori-teknik

Recommended