Ora News- Vlorë, digjet makina e Drejtorit të Shërbimit të Provës, Taulant Korkaj

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vazhdës së gjatë të atentatevë në automjete i është shtuar edhe një tjetër incident. Mëngjesin e kësaj të diele është gjendur nën flake makina e kreut të shërbimit të provës në Vlore Taulant Korkaj.

Policia në komunikimin zyrtar e ka cilesuar ngjarjen si zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa veteë Korkaj një një reagim drejtuar gazetares se Ora News në Vlorë, Jerola Ziaj ka thene se nuk ka asnjë konflik në lidhje me punën e tij.

Policia dyshon se zjarrvënia mund të ketë lidhje me profesionin e 30 vjeçari, por ende po hetohet.

Automjeti i Korkaj është larguar nga ana e forcave të rendit nga vendi i ngjarjes, ndërsa ende nuk ka asnjë të dhënë e cila mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes apo identifikimin e autoreve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Reagimi i Taulant Korkaj.

Faleminderit gjithkujt që në një moment të vështirë nuk nguroj të më gjendet pranë!

Pak pas mesnate automjeti im personal u shkrumbua nga flakët, dyshuar si një zjarrëvënie e qëllimshme për shkak të detyrës.

Në katër vite që drejtoj shërbimin e provës nuk jam konflikuar kurrë me askënd, përfshirë staf apo të dënuar të cilët merrnin në këtë institucion shërbim.

Institucioni që unë drejtoj nuk ka pasur kurrë asnjë punonjës sigurie në derën e tij, sepse nuk ka qënë kurrë e nevojshme.

Sulmi ndaj meje duke e kategorizuar rastin si incident lidhur me detyrën që unë ushtroj është tërësisht apsurd dhe i papranueshëm.

Ndërsa sa i përket jetës sime personale, dhuna dhe konflikti nuk kanë qënë kurrë opsion.

Ftoj forcat e rendit të zbardhin ngjarjen dhe të vënë përpara përgjegjësisë autorin!

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/digjet-makina-ne-vlore-dyshohet-zjarrvenie-te-qellimshme

Recommended