Ora News - U arrestua për vjedhje, Drilon Hila mohon akuzën: Isha në Itali kur ndodhi ngjarja

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

U arrestua mbrëmjen e Krishtlindjes nga policia e Shkodres me akuzën ?Vjedhje e kryer në bashkëpunim?. 29 vjeçari Drilon Hila nga Bushati akuzohet për vjedhje të kryer në datën 13 dhjetor të këtij viti, në një kohë që ai ndodhej në shtetin fqinj të Italisë, prej muajit nëntor dhe është rikthyer në atdhe për pushime me 17 dhjetor.

Duke mohuar akuzën e ngritur ndaj tij, i riu thotë se personi i cili ka deponuar emrin e tij, nuk e njeh.

Drilon Hila: Akuza bëhet fjalë për në datën 13 dhjetor 2017, unë në atë datë kam qenë në Itali. Kam ardhur në datën 18 në orën 8 të mëngjesit jam ulur në Bari. Akuza bëhet fjalë se me ka përmend dikush që kam vjedhur me Drilonin edhe me një tjetër. Unë i bëj thirrje gjykatës ti verifikojë sa më shpejt se unë nuk kam pse të rri në burg kot, as arrest shtëpie se për mua njësoj janë. Unë kam shkuar në Itali në 16 nënëtor dhe kam ndenjtur tek vëllai në Venezia, unë në janar pres të më dalin letrat dhe të iki përsëri sepse jam në punë aty.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/u-arrestua-vjedhje-drilon-hila-isha-ne-itali-kur-ndodhi-ngjarja

Recommended