Report TV - Ministrja Nikolla mesazh urimi për festat

  • 6 years ago
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, përmes një video-mesazhi uron Vitin e Ri 2018 për të gjithë kontribuesit për reformimin e arsimit shqiptar. Duke u shprehur mirënjohje për punën gjatë këtij viti, Ministrja Nikolla deklaroi se 2018 do të jetë viti i reformave të mësuesisë, modernizim të kurrikulave në fakultete dhe përshtatjen me tregun e punës. Krenaria për sportistët që sollën në Shqipëri medalje e thyen rekorde, do të përkthehet gjatë këtij viti të ri edhe me më shumë mbështetje dhe mundësi për të rinjtë shqiptarë.
Mesazhi i urimit:
Edhe një vit po mbyllet, një vit i mbushur plot me përkushtim nga ju të dashur mësues dhe pedagog. Me përkushtim dhe emocion pa fund në rrugën e vështirë të përçimit të dijes tek çdo fëmijë e student i Shqipërisë. Krenare jam për dedikimin tuaj, krenare, por e mbushur plot me përgjegjësi për të qenë një krah i fortë e i vendosur për të ecur së bashku me ju në rrugën e reformës në arsim. Për të mundësuar për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, për çdo të ri e të re, arsimin e Shqipërisë që duam.

Recommended