Ora News- Familjet e prekura nga gjakmarrja, pritshmëri pozitive për zbatimin e Reformës në Drejtësi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reforma në Drejtësi ka ngjallur shpresë tek familjet e ngujuara për shkak të gjakmarrjes! Pritshmërinë se zbatimi i plotë i reformës do të sjellë ndryshimet e kërkuara prej vitesh në emër të familjeve të prekura nga fenomeni e ka përcjellë mësuesja Liljana Luani e cila prej vitesh shkon shtëpi më shtëpi në zonën e Shkodrës për të dhënë mësim për fëmijët që vuajnë pasojat e ngujimit!
Zbatimi i reformës në drejtësi ka krijuar shpresë edhe tek familjet e ngujuara nga gjakmarrja. Pritshmërinë e familjeve të prekura nga fenomeni në Shkodër e ka përcjellë Liljana Luani, mësuesja që shkel shtëpi më shtëpi për tu dhënë fëmijëve bazat e arsimit

Liljana Luani: ?Që pasi të përfundojë reforma në drejtësi dhe gjykatës e prokurorë të korruptuar të gjejnë vendin atje ku janë, do të marrë zgjidhje ky problem sepse krimineli do të dënohet. Ai që mban familjen të ngujuar përsëri do të dënohet sepse normal bën vepër penale dhe njerëzit do jetojnë të lirë?.

Për tu dhënë gëzim 40 fëmijëve të ngujuar në Shkodër u bënë bashkë institucione shtetërore dhe organizma të tjerë që shpërndanë dhurata

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/familjet-e-prekura-nga-gjakmarrja-pritshmeri-pozitive-zbatimin-e-reformes-ne-drejtesi

Recommended