Report TV - Aksident në Tiranë, ‘Benz’-i përplas kalimtaren, zonja në gjendje të rëndë në spital

  • 6 years ago
TIRANE - Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytet gjatë mesditës. Një grua është përplasur nga një makinë Mercedez-Benz në rrugën e Misto Mames.

Gruaja siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report TV ishte duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga makina. Goditja ka qënë e fortë për 40-vjeçaren me inicalet E.B, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Shoferi i automjetit "Mercedes Benz" Enio Dani pas përplasjes ka ndaluar dhe ka pritur ardhjen e policisë. Unfiormoat blu kanë arrestuar 24-vjeçarin, derisa të sqarohen shkaqet e aksidentit. Ekspertët rrugor po punojnë për të zbuluar nëse makina ka qenë me shpejtësi, apo fajtore ka qenë 40-vjeçarja e cila mendohet se I ka prerë rrugën Benz-it.

Recommended