Ora News - Fier, makina del nga rruga dhe përplaset me mbikalimin, humb jetën 26-vjeçari

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 26-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në Fier në afërsi të fshatit Baltëz, ku makina doli nga rruga dhe si pasojë drejtuesi i mjetit humbi jetën.

"Shtetasi J.I, 26 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip "Benz" ka humbur kontrollin dhe ka goditur betonin e mbikalimit të autostradës. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit", sqaron policia.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fier-makina-del-nga-rruga-humb-jeten-25-vjecari

Recommended