Ora News - "Gruan tënde do ta ndajmë të dy", i riu tregon pse masakroi të atin
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në arrest me burg Selman Aliajn, 28 vjeçarin i cili masakroi për vdekje me çekiç të atin dhe më pas e hodhi në liqenin e Farkës.

Në seancën gjyqësore, organi i akuzës ka lexuar dëshminë e të riut për vrasjen e të atit 74 vjeçar, Fejzi Aliaj.

Sipas dëshmisë, Selmani ka rrëfyer se e ka goditur babain disa herë me çekiç dhe më pas e ka fshehur në bagazhin e makinës.

"Më pas e hodha në Liqenin e Farkës dhe u largova në Kukës" ka treguar ai.

Sipas dëshmisë, i riu ka deklaruar se e qëlloi me çekiç të atin pasi ai i kishte thënë se të fejuaren e tij me te cilen pritej te martohej ne janar do ta ndanin bashke.

"Më fejuan me zor, unë doja të ikja në Gjermani te vëllai" vijon më tej dëshmia e Selman Aliaj.

Ndërkohë avokati mbrojtës, Fran Dashi, ka kërkuar që klientit të tij ti bëhet ekspertiza psikike, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gruan-tende-do-ta-ndajme-te-dy-i-riu-tregon-pse-masakroi-te-atin
Recommended