Report TV - Kontroll banesave të 57 prokurorëve e gjyqtarëve

  • 6 years ago
Mundësitë që, 57 prokurorët dhe gjyqtarët e parë t?i shpëtojnë sitës së trefishtë të Vetingut, sa vijnë dhe bëhen më të pakta. Pas dorëzimit të dosjeve të kontrollit nga ILDKP pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (organi kryesor i Vetingut), njerëzit e Vetingut kanë nisur verifikim deri në detajet më të imëta, për ligjshmërinë e pasurisë së deklaruar si dhe për fshehjen e mundshme të shpenzimeve dhe pasurive të paluajtshme, të 57 prokurorëve dhe gjyqtarëve të parë që po i nënshtrohen procesit.
Shqiptarja.com ka mësuar se po kontrollohen shpenzimet për mobilimin e shtëpive, shpenzimet për shkollimin e fëmijëve, shpenzimet për bileta udhëtimi, pushimet verore dhe dimërore, shpenzimet për dreka dhe darka, shpenzimet në spitale, bizhuteritë, makinat, llogaritë bankare etj.

Recommended