Ora News - Gjonaj: SPAK do të ngrihet menjëherë pas Vettingut

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

SPAK, ose Struktura e Posaçme Anti-korrupsion do të jetë institucioni i parë i drejtësisë së re që do të ngrihet menjëherë pas përfundimit të procesit të Vettingut që po i nënshtrohen prokurorët dhe gjyqtarët. Nga Elbasani, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha se zbatimi i reformës në drejtësi mbetet prioritet.Gjonaj tha se Ministria e Drejtëisë po ndjek me vëmendje hetimin ndaj 3 gjyqtarëve të Apelit Durrës, të akuzuar për korrupsion.

Qeveria do ti japë të gjithë mbështetjen ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Ministrja, Etilda Gjonaj, deklaroi nga Elbasani se zbatimi i reformës në drejtësi dhe ngritja e institucioneve të reja mbetet prioritet pasi do të godasë korrupsionin në prokurori e gjykata në të gjitha nivelet.

Gjonaj: Menjëherë pas ngritjes së institucioneve të reja do të fillojë të funksionojë edhe SPAK-u i famshëm që janë organet e hetimit të Prokurorisë së Posaçme dhe organet e Gjykimit të Posaçëm, të cilat gjithashtu do të kenë objekt të hetimit dhe gjykimit të tyre çështjet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë apo të krimit të organizuar.

E pyetur mbi çështjen e tre gjyqtarëve të Apelit Durrës nën hetim për korrupsion, Gjonaj tha se çështja po ndiqet me vëmendje të veçantë, ndërsa theksoi se KLD tashmë ka kompetenca të kufizuara.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/institucionet-e-drejtesise-se-re-gjonaj-spak-do-te-ngrihet-menjehere-pas-vettingut

Recommended