Arta Marku në ditën e saj të parë të punës si kryeprokurore, Llalla i dorëzon detyrën

  • 6 years ago
Kryeprokurori në ikje, Adriatik Llalla, ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme. Llalla do t?i dorëzojë sot detyrën pasardhëses së tij të përkohshme, Arta Marku. Kjo e fundit do të marrë zyrtarisht detyrën e kryeprokurores sot në orën 10:00. Burime për Report Tv thanë se në marrjen e detyrës kryeprokurorja Marku do të shoqërohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj.

Arta Marku u zgjodh kryeprokurore e përkohshme një ditë më parë nga mazhoranca me 69 vota. Seanca u përfshi nga tensione të ashpra, pasi opozita ishte kundër këtij vendimi. Militantë dhe simpatizantë të opozitës së bashkuar protestuan dje jashtë Kuvendit, duke u përplasur me policinë, ku pati dhe persona të lënduar.

Recommended