Arta Vorpsi nis detyrën/ Presidenca: Nuk ndalojmë askënd të betohet as tek noterja
  • 4 years ago
Arta Vorpsi është betuar ditën e sotme si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, por jo para presidentit, por përpara noteres Miranda Xhemalçe.

Një ditë pasi presidenti Ilir Meta deklaroi se nuk do të organizonte një ceremoni betimi për Vorpsin, por kjo e fundit ka shkuar dhe ka bërë betimin para noteres, për t?ia nisur më pas kreut të shtetit me postë.

Veç presidentit Vorpsi i ka dërguar një kopje të deklaratës Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe një kopje Gjykatës Kushtetuese.

?Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mua do t?i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë?
Kjo deklaratë hartohet në 4 kopje, 1 kopje mbahet nga deklaruesi ndërsa 1 kpje i dërgohet presidentit të Republikës, 1 kopje i dërgohet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe 1 kopje i dërghet Gjykatës Kushtetuese?, përmbyllet deklarata e Arta Vorpsit.


Ndërkohë për këtë ka reaguar menjëherë më pas edhe Presidenca, ku zëdhënësi Tedi Blushi ka shkruar: ?Lidhur me pyetjet tuaja për një lajm qesharak që qarkullon në media, dua t?ju sqaroj se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja.
Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët.?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH