Ora News - PD: Zgjedhja e Kryeprokurorit të përkohshëm ishte dhe një proces i falsifikuar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike pretendon se procesi i votimit të Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm është falsifikuar.

Përmes një dokumenti të publikuar në rrjetet sociale, deputetja demokrate Jorida Tabaku thotë se në të paktën dy raste Partia Socialiste ka përdorur kartat e deputetëve demokratë.

Për deputeten Tabaku ky veprim e zhyt edhe më shumë në paligjshmëri dhe antikushtetutshmëri procesin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Tabaku: Sot akti i zgjedhjes se PPP (Prokurorit te Perkohshem te Pergjithshem) pervecse nje puc kushtetues ishte dhe nje proces i falsifikuar. Te pakten ne dy raste deputetet e Partise Socialiste kane marre kartat dhe kane votuar duke e zhytur akoma dhe me shume ne paligjshmeri dhe antikushtetuetshmeri kete proces. Ky proces nisi dhe bitisi si i pavlefshem!

Po ashtu ka reaguar edhe deputeti Genc Pollo, emri i të cilit ndodhet në listën e atyre që votuan Arta Markun.

"Këta fallsifikojnë edhe emrin e tyre !!! Jo më votën time!!! Votimi i PPP i paligjshëm e i pavlefshëm" shkruan Pollo.

Por ajo që mund të ketë ndodhur dhe në fakt është pohuar nga deputetët e mazhorancës është se këta të fundit nuk kanë pasur kartat për të votuar, pasi një pjesë e tyre dyshohet të jenë hequr nga aparaturat përkatëse nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tabaku-zgjedhje-e-prokurorit-te-perkohshem-ishte-dhe-nje-proces-i-falsifikuar

Recommended