Ora News - Policët krijojnë kordon para parlamentit, pritet protesta e Opozitës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në orën 08:41 një numër i madh policësh janë vendosur kordon para godinës së parlamentit, ndërkohë që është bllokuar rruga "George W Bush"


Opozita sot në protestë para parlementit, ja skenaret

Partia Demokratike në bashkëpunim me aleatët e saj do të zhvillojë sot protesta para parlamentit për të kundërshtuar zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm.

Burimet kanë bërë të ditur se mbështetësit do të tubojnë para të dy hyrjeve të seancës parlamentare, ku nuk përjashtohen as hedhja e sendeve drejt parlamentarëve, por dhe në këtë rast duke shmangur dhunën.

Mësohet po ashtu se do të jenë kryetarët e degëve të PD që do të mbajnë peshën kryesore të menaxhimit të pjesëmarrësve.

Ndërsa deputetët e Partisë Demokratike do të jenë pjesë e parlamentit, ku do të debatojnë me mazhorancën si dhe do të organizohen për të mos lejuar, sipas tyre, votimin e njëanshëm dhe në shkelje të kushetutës së kryeprokurorit të përkohshëm. Por ashtu si dhe më parë, një pjesë e deputetëve do të dalë nga salla e kuvendit, për tiu drejtuar pjesëmarrësve të protestës.

Demokratëve do ti bashkohen po ashtu dhe mbështetësit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por dhe të partive të tjera parlamentare dhe jo parlamentare.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/opozita-sot-ne-proteste-para-parlementit-ja-skenaret

Recommended