Ora News- Protesta e opozitës, Shehi: Do rezistojmë me të gjitha mjetet demokratike

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi dhe njw prej aleatwve tw Partisw Demokratike tha se neswr do tw protestojnw pwr tw kundwrshtuar atw qw opozita e quan puç institucionesh. Shehi tha se do rezistojmë me të gjitha mjetet demokratike.

Dashamir Shehi: Qëllimi jonë është të sensibilizojmë qytetarët për këtë që po ndodh. është një gjë shumë e rëndë. Nw këtë vend kanë ndodhur të gjitha zullumet, por të shkelet kushtetuta kaq haptazi nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Këtu janë kapur të gjitha institucionet me radhë, nga Banka Qendror dhe të gjitha institucionet e tjera të pavarura, por deri tek Prokurori i Përgjithshëm ne kishim menduar se kjo mazhorancë nuk do të mbërrinte. Mënyra që është përdorur për të kapur edhe Prokurorin është shumë perfile në një farë mënyrë. Kjo shoqëria civile që protestonte për drejtësinë ka 8 muaj që nuk gjen një kandidat. Kjo është për të qeshur, sepse mjafton të kishte sjellë një kandidat dhe kishim ngritur sot atë KLP edhe kishim vënë një prokur sic e ka ligji me kushtetutën me 3/5, kishte kaluar vettingun. Sot po kërkojmë vetting edhe për policinë më të thjeshtë, Kryeprokurori do na hyjë pa vetting.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-e-opozites-shehi-do-rezistojme-me-te-gjitha-mjetet-demokratike

Recommended