Report TV - Boçi: Kryeprokurori i përkohshëm është një kobure politike

  • 6 years ago
Deputeti i PD, Luçiano Boçi, ka folur për qëndrimin e opozitës mbi zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, duke e cilësuar antikushtetues vendimin e mazhorancës për kryeprokuror të përkohshëm.

Në studion e Report Tv, deputeti i djathtë tha se kryeministri Rama ka për qëllim kapjen e institucionit të Prokurorisë, dhe se vendimi i tij është një hakmarrje ndaj kryeprokurorit ende në detyrë, Adriatik Llalla.
?Është proces antikushtetues, sepse institucioni që verifikon mbarimin e mandatit të kryeprokurorit është KLP dhe jo Komisioni i Ligjeve. Është një proces që krijon impakt negativ në klimën politike shqiptare, por që fsheh shumë pasoja të tjera pas këtij veprimi. Kandidati duhet të caktohet nga shoqëria civile dhe të zgjidhet nga KLP. Rama ka qëllim kapjen, por edhe hakmarrjen ndaj kryeprokurorit. Ai ka hedhur në vazhdimësi akuza ndaj Llallës dhe ka ardhur momenti.

Recommended