Tregtarët ambulantë nxjerrin jashtë loje shitësit e tregut të cilët paguajnë taksa
  • 6 years ago
Tregtarët ambulant nxjerrin jashtë loje shitësit e tregut të cilët paguajnë taksa dhe janë të future në vendet e përcaktuara.

Sipas kryetarit të shoqatës së tregtarëve shqetësimi është ngritur disa here, por nuk ka gjetur zgjidhje.

Vazhdon të jetë problem rritja e numrit të tregtarëve ambulant të palinçensuar, që shesin në hyrje të tregut të fshatarëve, por edhe përgjatë rrugës së tregut në Durrës.

Me ardhjen e festave të fundvitit numri i tyre është rritur duke shkaktuar konkurrencën, si dhe vështirëson kalimin e qytetarëve, teksa rëndohet edhe trafiku. Interesant është fakti se ka edhe disa shitës që paguajnë rregullisht taksa, por dalin në rrugë të hapur me motivin se shesin më tepër edhe pse kanë vendin e tyre në treg.

Kryetari i shoqatës së tregtarëve Agron Haskasa, shprehet se e ka ngritur disa herë këtë problem, por nuk ka gjetur zgjidhje.
Recommended