Report TV - Kryeprokurori/ Gazetari Rusta: Do fitojë një zotëri

  • 6 years ago
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka zbardhur disa detaje nga shtatë kandidatët për Kryeprokuror të Përkohshëm. Rusta tha në emisionin ?Repolitix?, në Report Tv se në Parlament do të përfundojnë vetëm tre emra, nga shtatë kandidatë, që janë Besnik Muçi, Ferdinand Elezi dhe Arta Marku.

Gazetari Rusta deklaroi më tej se Kryeprokuror i Përkohshëm do të zgjidhet me shumë gjasa Muçi ose Elezi, duke mos përjashtuar që ky post mund të ushtrohet dhe nga një zonjë, që është Marku.
?Nuk bëjnë pjesë te më të pasurit, ka shumë më të pasur se këto. Këto janë vetëm ato të deklaruara, problemi është me ato të padeklaruarat. Të gjithë këta janë me kredi, ligjërisht duhet ta kthejnë kredinë, sepse na dalin me 5-6 shtëpi. Pasuria e tyre është edhe më e madhe se kjo. Nga shtatë në Parlament do të përfundojnë vetëm tre, do të jenë dy zotërinj dhe një zonjë, do fitojë një zotëri. ?Lufta? është mes Elezit dhe Muçit, por mund të fitojë dhe Marku?, tha Rusta.

Recommended