Report TV - Mandati i Llallës, gazetari Qyno: Kryeprokurori ikën në dhjetor

  • 6 years ago
Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno ka komentuar situatën në lidhje me prezencën e dy ekspertëve të FBI në Shqipëri.
Ardhja e tyre në Shqipëri është theksuar se do të kontribuojë për procesn e vettingut, por në optikën e gazetarit Elton Qyno ardhja e tyre nuk do të ketë proces vendimarrës, por ata do të jenë më së shumti në rolin e këshilluesve në këtë proces.

Ai ka komentuar edhe deklaratat e forta publike në lidhje me peshqit e mëdhenj që priten të arrestohen në muajin janar, por sipas tij , këto peshqi priten të bëhen peshkaqenë deri në muajin janar dhe mund të çajnë edhe rrjetën.

?Njësoj si dy ekspertët e FBI dhe ai që do të vijë nga Gjermania do të kenë rol këshillues dhe jo vendimarrës. Dua të ndalem tek 2 ekspertet, ata do të kenë rol këshillues dhe do jenë në rolin e trajnerit. Unë e thash edhe ditën e parë që Task ?Forca do të jetë një strukturë e përkohshme. Në dijeninë time nuk do të ketë asnjë surprizë, por këto peshqit e mëdhenj deri në janar, pritet të bëhën peshkaqenë dhe mund të çajnë rrjetën?-thotë gazetari Elton Qyno.