Report TV - Kryeprokurori, Vasak: Mandati i Llallës përfundon sipas Kushtetutës

  • 6 years ago
Ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Vasak nga Korça ka komentuar situatën e Kryeprokurorit në Shqipëri duke deklaruar se Kushtetuta shqiptare e përcakton qartë kohëzgjatjen e një mandati.
?Kushtetuta shqiptare përcakton kohëzgjatjen e një mandati. Mandati i Kryeprokurorit të përgjithshëm përfundon sipas Kushtetutës dhe autoritetet kompetente janë ato që duhet të vendosin? tha ajo.

Duke u ndalur te procesi i hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, ambasadorja franceze theksoi se duhet të bëhet një vlerësim nga të gjithë shtetet, ndërsa kishte edhe një këshillë.

?Është një vlerësim që duhet të bëhet nga të gjithë shtetet anëtare të BE, ne presim shumë raporte, ?mos shkoni më shpejt se muzika? është një shprehje franceze.

Është një dëshirë e madhe e popullit që të bëhet pjesë e BE, Shqipëria është kandidate nga viti 2014, tani ka ardhur momenti te presim vendimin e institucioneve dhe autoriteteve europiane për hapjen e negociatave, por nuk duhet të nxitohemi. Kjo analizë do të bëhet duke u bazuar në sistemin e drejtësisë në Shqipëri? deklaroi Christine Vasak.

Recommended