Gazetari Rusta: Grabitësit kishin shishe me benzinë me vete, nuk e dogjën dot furgonin

  • 5 years ago
Në studion e Report Tv, gazetari Arsen Rusta tha se autorët nuk mundën ta digjnin dot furgonin, edhe pse kishin një shishe me benzinë me vete.

"Furgoni me mbishkrim të rremë "Hetimi Tatimor" u sekuestrua nga policia që i ndoqi në një shkëmbim zjarri autorët pasi grabitën lekët në bordin e avionit, ne pjesën e bagazheve gjatë kohës që paratë e bankave të nivelit të tyre kalonin me thasë nga makinat e blinduara të kompanive private në pjesën e bagazhit të avionit për në Vjenë, brenda të cilit kishte pasagjer. Ata nuk kanë mundur të djegin furgonin pasi shoku i tyre mbeti i vrarë nga policia dhe në tentativë për tu arratisur në këmbë me thasët me para me vete.

Shkëmbimi i zjarrit ndodhi në një rrugë dytësore rreth dy kilometra nga aeroporti, ndërkohë që autorët më tej dyshohet të jenë larguar me një tjetër automjet që i priste aty pranë, i cili u gjet më tej i djegur në zonën e Bathores. Zjarrfikëset në aeroport dyshohet të kenë dhënë të parët sinjalin për grabitjen. Policia tha se grabitësit kanë hyrë duke thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse. Sipas gazetarit Rusta, autorët kanë grabitur 5 thasë nga disa thasë me para që po transportoheshin, ndërkohë që në pistë kishte shumë makina autoblinda që shoqërojnë paratë", u shpreh Rusta.

Recommended