Report TV - Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, Bylykbashi: Jo pa vetting
  • 6 years ago
Partia Demokratike këmbëngul se nuk mund të zgjidhet prokuror i përgjithshëm, qoftë ky edhe i përkohshëm, pa kaluar më parë testin e Vettingut. Deputeti Oerd Bylykbashi i quan qasjet e mazhorancës paradokse të Edi Ramës me reformën në drejtësi.
?1- Ligji para?shikon qe Prokurori i Pergjithshem ne detyre e humbet vendin e punes nese nuk kalon vettingun. Por ama, Prokurori i Pergjithshem i Perkohshem mund te filloka pune pa bere vetting (sipas Rames dhe korit qe i vjen pas).?

2- Nje prokuror i thjeshte humbet vendin e punes nese nuk kalon vettingun. Ama, shefi i tij, Prokurori i Pergjithshem i Perkohs?hem mund te caktohet nga Rama edhe pa vetting?-shkruan Bylykbashi në Facebook.?

Deputeti demokrat argumenton se një njeri që nuk ka kaluar në filtrat e vettingut, nuk mund të vendoset në majën e piramidës së hetimit me shumicë të thjeshtë. ?3- Prokurori i Pergjithshem i Perhershem duhet te zgjidhet pasi kalon vettingun dhe, edhe pse eshte me i sigurt nga ana e integritetit, duhet zgjedhur me 84 vota (shumice e cilesuar 3/5) qe te mos e kape Kryeministri.
Recommended