BOOM ndërmjetëson evakuimin e familjes në Vorë, reshjet i shembën banesën (7 dhjetor 2017)
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përmbytjet nga reshjet intensive të ditëve të para të dhjetorit vunë në vështirësi me dhjetra familje, shumë prej të cilave u detyruan të evakuohen nga banesat.

Emisioni investigativ BOOM iu gjend pranë familjes së Kadri Sefës në Bërxullë të bashkisë Vorë, të cilit reshjet i kanë shembur një pjesë të shtëpisë e cila ishte në gjendje teje të amortizuar, muret anësore dhe një pjesë të çatisë. Por ajo çfarë e bën edhe më të ndjeshme situatën është se 5 anëtarët e kësaj familje, dy të moshuar dhe tre djemtë në moshë madhore mbi 18 vjeç vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/boom-ndermjeteson-evakuimin-e-familjes-ne-vore-reshjet-i-shemben-banesen
Recommended