Ora News – BB: Ballkanit i duhen 6 dekada që të arrijë të ardhurat e BE

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë, do i duhen rreth 6 dekada që të arrijë nivelin e të ardhurave që kanë vendet e Bashkimit Europian.Ky është vlerësimi i një studimi të Bankës Botërore sipas të cilit tashmë është nevojshme që vendet e Ballkanit të bashkëpunojnë për të rritur nivelin ekonomik. Banka Botërore do të investojë 150 milionë dollarë për të përmirësuar pikat e kalimit kufitar në Ballkanin Perëndimor.

Vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Shqipërinë do të duan edhe gjashtë dekada të tjera që niveli i të ardhurave të kapë nivelin e BE-së.Një studim i Bankës Botërore tregon se kjo situatë mund të ndryshojë vetëm nëse do të ketë një rritje ekonomike më të lartë për rajonin i cili duhet të kalojë 5%. Kristalina Georgieva, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Bankës Botërore tha se një rritje më e lartë ekonomike do të kërkonte integrim rajonal më të gjerë dhe përmirësim të klimës së biznesit për të nxitur investime në sektorin privat dhe rritjen e punësimit.

Kristalina Georgieva: ?Është e rëndësishme që liderët e Ballkanit Perëndimor të punojnë së bashku për të përshpejtuar bashkëpunimin ekonomik mes tyre në transport, tregti dhe korridoret ndërlidhëse me synim rritjen e biznesit,? tha ?Ne jemi të angazhuar për mbështetjen e secilit vend në arritjen e objektivave të tyre ? sikurse edhe lidhjen më gjerë të rajonit me tregun e BE-së dhe atë global.?

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/bb-ballkanit-i-duhen-6-dekada-qe-te-arrije-te-ardhurat-e-be

Recommended