Ora News - Fluksi në Urgjencë, pacientët: Spitalet rajonale nuk trajtojnë rastet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një ditë zakonshme në këtë stinë, në urgjencën e QSUT paraqiten 250 deri 300 raste ku numri i bluzave të bardha në një shërbim është vetëm 13 vetë. Në këto kushte shqetësimi i pacientëve qëndron tek mungesa e shtretërve, fakti që spitalet rajonale i sjellin edhe për probleme të vogla në Tiranë dhe mosfunksionimin e aparaturave si në shërbimin e kardiologjisë.

Urgjenca në QSUT vijon të përballet me fluks pacientësh, një ndër çështjet që në fakt u ngrit si shqetësim edhe nga bluzat e bardha që kërcënuan me largimin nga puna.

Në një ditë të zakonshme, pacientë dhe të afërm të tyre tregojnë mbi burokracitë, problematikat me aparaturat dhe mungesën e shtretërve për shkak të fluksit të lartë. Dikush mendon se spitalet rajonale i transferojnë pacientët në QSUT edhe për shqetësimin më të vogël.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/fluksi-ne-urgjence-pacientet-spitalet-rajonale-nuk-trajtojne-rastet

Recommended