Kapet arsenal armësh

  • 6 years ago
4 armë zjarri dhe një sasie droge janë kapur nga autoritetet në fshatin Zhapokikë të Memaliajt.

Policia kishte marrë informacione në rrugë operative se dy persona, gjeneralitetet e të cilëve nuk bëhen me dije për arsye hetimi, po transportonin në një përrua, armë e drogë me qëllim fshehjen e tyre.

Kjo bëri që autoritetet të ushtronin kontroll të imtësishëm në vendin e quajtur ?Përroi i Madh?, në fshatin Zhapokikë. Si rezultat në një zonë me shkurre u gjetën të fshehura 4 armë zjarri, përkatësish: tre armë zjarri model 54, një armë zjarri automatike model 56 si dhe dy krehëra me fishekë.Gjithashtu, pranë tyre është gjetur dhe një qese e zezë, brenda të cilës kishte 5 kilogramë kanabis. Nga shërbimet e policisë po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe për kapjen e autorëve./tvklan.al

Recommended