Report TV - Vokshi: Politika klienteliste e Ramës po bën që mjekët të vuajnë

  • 6 years ago
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ish-kryetare e komisionit parlamentar të Shëndetësisë e cilëson të pazakontë dorëheqjen e tetë mjekëve të Shërbimit të Urgjencës në QSUT.

Vokshi tha në "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv se qeveria duhet të negociojë menjëherë me mjekët, të rrisë pagat dhe të përmirësojë kushtet e punës në spitale. Sipas saj, vitet e fundit janë 400 mjekë dhe infermierë të cilët kanë lënë Shqipërinë dhe janë larguar jashtë vendit për një rrogë më të mirë dhe kushte optimale.

"Dorëheqja e mjekëve do të thotë se aty nuk mban më, është e papranueshme nga vetë këta njerëz, të cilët do t'i quaja edhe heroj për kushtet ku punojnë, i falenderoj që s'kanë vendosur të lënë Shqipërinë, sepse janë 400 mjekë, infermierë që kanë lënë Shqipërinë vitet e fundit, pra një mjek në dy ditë lë Shqipërinë. Personeli më i specializuar në Shqipëri sa i takon Shëndetësisë, është i detyruar të lërë Shqipërinë dhe në pyetjet që u janë drejtuar, 99% kanë thënë se rroga është shumë e ulët dhe për të njëjtin shërbim, punë, e marrin rrogën shumë herë më të lartë, kanë të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Në 2018 qeveria të reduktojë paratë për koncesione dhe t'i çojë për mjekët, t'u rriten pagat dhe të përmirësohen shërbimet. Qeveria të ulet me mjekët dhe të gjejë një zgjidhje sa më parë me mjekët. Nuk kemi luksin të lejojmë jo 8, por asnjë mjek që të largohet nga spitali", u shpreh Vokshi.

Recommended