Report TV - Fier, makina zjarrëfikëse "zhytet" në ujë, nxirren nga shtėpia banorët e izoluar

  • 6 years ago
Një familje me katër anëtarë të cilët ishin bllokuar në shtëpinë e tyre në fshatin Povelsh të Fierit pas shembjes së urë që lidhte fshatin Darëzezë me qytetin e Fierit. Evakuimi i tyre është bërë nga forcat zjarrfikëse mëngjesin e sotëm.
Ndërsa gjatë ditës së sotme situata në Fier vijon të jetë e rëndë. Ndonëse Vjosa ka filluar të tërhiqet shumë banesa ndodhen ende nën ujë.

Sipas kryeplakut të fshatit të Poveç ndodhen 12 shtëpi të ende përmbytura, ndërsa banorët shprehen se i janë dëmtuar të mbjellat dhe baza ushqimore e blegtorisë.