Ora News – Fushë Krujë, grupi i xhirimit i Ora News ndjek operacionet e evakuimit në Urën e Gjoles
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në zonën e Urës së Gjolës dhe atë të Fushë-Shkozës në Fushë-Krujë çdo pëllëmbë toke është nën pushtetin e ujit.

Ujrat e lumit Ishëm erdhën papritur mbrëmjen e së enjtes duke iu rrëmbyer banorëve gjithë çfarë kishin ndërtuar me mund.

Rreth 60 familje në këtë zonë kanë mbetur në qiell të hapur, pasi shtëpitë e tyre, në të cilat niveli i ujit shkoi me tepër se 1 metër e gjysmë tashmë janë të pabanueshme. E gjitha që kanë mundur të shpëtojnë janë disa orendi e veshje.

Banorët e prekur nga përmbytjet e kanë kaluar natën në tarracat e shtëpive, nën rreshjet e shiut dhe tempreturat e ulta ndërsa gjatë ditës janë strehuar te të afërmit.

Prej mëngjesit të së premtes një grup i emergjencave civile nisi operacionin për evakuimin e banorëve, ku prioritet iu është dhënë fëmijëve dhe të moshuarve. Ekipi Ora News ndoqi nga afër aksionin për shpëtimin e disa personave mes tyre edhe një fëmijë të moshës 1 vjec e gjysmë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/fushe-kruje-grupi-i-xhirimit-i-ora-news-ndjek-operacionet-e-evakuimit-ne-uren-e-gjoles
Recommended