Ora News – Deputeti i PDIU-së Bujar Muça lë mandatin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm katër muaj pasi mori zyrtarisht mandatin, deputeti i PDIU Bujar Muça ka vendosur ta dorëzojë atë.

Muça ka dorëzuar kërkesën e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Por mësohet se nga ana e KQZ, Muçës nuk i është kthyer ende përgjigje.

Sipas procedurave, Bujar Muça dihet ti drejtohet Kuvendit të Shqipërisë për vendimin e tij të lënies së mandatit. Më pas Kuvendi pasi njihet me kërkesën ia dorëzon KQZ, e cila vendos për zëvendësimin e tij.

Përpara marrjes së mandatit në qershor të vitit 2017, Bujar Muça është marrë me biznes ndërsa sipas formularit të vetwdeklarimit të tij, bie në sy se deputeti Bujar Muça ka mbajtur edhe një identitet tjetër më parë, me emirn Luan, ndërsa nuk i kujtohej mirë se ku kishte lindur dhe datën e lindjes, ku në krah të saj, ka shënuar datën 5 gusht 1971, dhe në kllapa ka shkruar ?me sa më kujtohet?

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/deputeti-i-pdiu-se-bujar-muca-le-mandatin

Recommended