Report TV - Lobimi 1 mln USD, Basha - Ballës: kërkoni të mbuloni skandalin e Tahirit

  • 6 years ago
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka replikuar më kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i cili deklaroi se PS do e kallëzojë atë në Prokurori për pastrim parash, lidhur me lobimin 1 milionë dollarë në SHBA para zgjedhjeve të 25 qershorit.

Duke iu drejtuar kryeministrit Rama, Basha tha që ta pyesë se pse ka udhëtuar dhe çfarë ka bërë në Rumani Balla me një të akuzuar nga Prokuroria e Elbasanit. ?Mjafton të kishe pyetur drejtorin tënd të policisë se ç?ka bërë ky para një muaji (e ka fjalën për Ballën) me një të akuzuar nga prokuroria e Elbasanit në Rumani, por kjo është vetëm maja e ajsbergut të zi?, tha Basha.

Recommended