Ora News – Llabani: Përgjimet për Vangjush Dakon u çuan fillimisht në ambasadën amerikane

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Anduena Llabani e ftuar në ?360 Gradë? në Ora News, thotë se prokurori i çështjes së përgjimit për kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako e ka çuar fillimisht dosjen në ambasadën amerikane në Tiranë dhe për këtë nuk kishin dijeni as krerët e prokurorisë.

Pjesë nga biseda:

Llabani: Në lidhje me rastin Dako u krijua një amulli sikur prokurori i çështjes u lëviz nga detyra. Ky prokuror ka shkuar dhe ka dhënë informacione në lidhje me çështje dhe këto informacione nuk janë dërguar tek kryeprokurori. Këto informacione i janë dhënë të dhënat ambasadës amerikane ku i thuhet se po hetoj për filan person. Vetë ambasadori amerikan ka zhvilluar një takim me Edi Ramën dhe e ka bërë të ditur për këtë përgjim. Gjithë informacioni për dosjen më pas ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike. Ka prokurorë që shesin dosjen.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/llabani-pergjimet-vangjush-dakon-u-cuan-fillimisht-ne-ambasaden-amerikane

Recommended